Deputeti i Nismës rrëfen se çfarë kishte thënë ditë më parë Haradinaj për ftesat e Gjykatës Speciale

Aktuale

Deputeti i Nismës rrëfen se çfarë kishte thënë ditë më parë Haradinaj për ftesat e Gjykatës Speciale

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:10
Arkiv

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala në një postim të tij në Facebook shkruan se një natë para se të votohej ligji për ushtrinë kishte biseduar me kryeministrin Haradinaj rreth ftesave nga Gjykata Speciale dhe ai kishte deklaruar se “e rëndësishme është se ushtria jonë po formohet- e sfidat mirësevijnë.”

Postimi i plotë:

Një natë para se të votohej ligji për ushtrinë, me Kryeministrin bënim plane tjera po aq të rëndësihme për shtetin tonë!

Bisedonim edhe për ftesat që Gjykata Speciale po bënte, e ai thoshte “e rëndësishme është se ushtria jonë po formohet- e sfidat mirësevijnë.”

Ftesa sot që ju është bërë Ramush Haradinajt, mund të jetë gjithëcka apo cdo gjë, por jo një ftesë nga një Gjykatë e drejtë.

Sot Haradinaj tregoj pjekuri njerzore e politike me dorëheqjen e tij morale, për një ftesë amorale!

Ramushi është kalitur tashmë të përballet me padrejtësitë, e pa dyshim që edhe këtë herë ai do të dal i pastër.

H.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat