Kryeziu: Duhet të bëhet një ri-legjitimim urgjent i forcave politike

Aktuale

Kryeziu: Duhet të bëhet një ri-legjitimim urgjent i forcave politike

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:42
Taulant Kryeziu

Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se zgjidhja për gjendjen ku sot ndodhet Kosova, është që të bëhet një ri-legjitimim urgjent i forcave politike për shkak se për dy vite radhazi ka pasur diskutime shterpë për copëtim të Kosovës, jo për bërjen e saj shtet normal.

Ai ka thënë se askush nuk ka të drejtë që të vendos për çështje që prekin sovranitetin nacional dhe integritetin territorial të vendit, përpos sovranit – popullit të Kosovës.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Askush nuk ka të drejtë që të vendos për çështje që prekin sovranitetin nacional dhe integritetin territorial të vendit, përpos sovranit – popullit të Kosovës.

Zgjidhja për gjendjen ku sot ndodhet Kosova, është që të bëhet një ri-legjitimim urgjent i forcave politike për shkak se për dy vite radhazi ka pasur diskutime shterpë për copëtim të Kosovës, jo për bërjen e saj shtet normal.

Kjo është arsyeja qe ri-legjitimimi të shkoj në dy binarë: duhet të ketë zgjedhje me dy platforma.Platforma e parë, ku bëhet e qartë për dhe kundër copëtimit të vendit. Le të dalin para sovranit ata që janë pro dhe kundër këtij projekti të shëmtuar sepse është vetëm kompetencë e sovranit të vendosë për çështje të tilla. Fuqishëm besoj që një ide e tillë nuk përkon me vullnetin e Kosovarëve sepse ajo e shkatërron shtetësinë e Kosova te konfirmuar edhe nga vendimi GJND-së

Ky koalicion duhet ta këtë parasysh se ka marrë vota për të qeverisur vendin e jo për të bërë pazare me territore.Kosova ka humbur territor edhe në vitin 2007, gjatë demarkacionit me Maqedoninë, e po shkojmë me të njëjtin skenar të humbjes së territorit edhe me Serbinë.

Platforma e dytë duhet të jetë platformë për mandatim për qeverisje me vendin, pa asnjë votë rreth idesë së ndryshimit te territorit, përkatësisht platformë për bërjen e Kosovës shtet funksional dhe anëtar të barabartë me kombet tjera të botës së qytetëruar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat