Isa Mustafa: Nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve - Bota Sot
Isa Mustafa: Nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve

Aktuale

Isa Mustafa: Nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:51
Kryesia e LDK

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pasi e ka quajtur të pa drejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nga dita e sotme vendi është në zgjedhje.

Mustafa bëri këtë deklaratë sonte, në një konferencë që mbajti pas mbledhjes që pati kryesia e LDK-së, ku mes tjerash tha se LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër, për pos shkuarjes në zgjedhje.

Mustafa: Presidenti i Republikës nuk mund të bëjë qeveri vet

“Mendoj se Presidenti i Republikës nuk mund të bëjë qeveri vet. Për qeveri duhet të ekzistojë vullneti i subjekteve politike, qoftë i atyre që e kanë qe në koalicion, qoftë i neve në opozitë. Sa i përket LDK-së, ne nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër, për pos shkuarja në zgjedhje dhe ne konsiderojmë se prej ditës së sotme, vendi është në zgjedhje. Ne nuk kemi pasur dëshirë që të hyjmë në zgjedhje në këtë formë, dmth. përmes dorëheqjes së kryeministrit, për shkak të ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale, por ne kemi prit që ne ta rrëzojmë këtë qeveri, sepse kemi konsideruar se kjo qeveri nuk meriton më tutje ta qeverisë vendin. Jo vetëm qeveria që e ka drejtuar Zoti Haradinaj, por koalicioni PAN, i cili është sjellë në mënyrë totalisht të papërgjegjshme ndaj nevojave dhe kërkesave të vendit”, tha Mustafa.

I pyetur për mundësinë e formimit të një qeverie teknike, Mustafa ka thënë se asnjë qeveri s’e shohin si mundësi, veç qeverisë që del nga zgjedhjet dhe e ka quajtur një akt të ulët dhe fyerje për LDK-në kërkesën për formimin e qeverisë teknike.  

Mustafa: Asnjë qeveri s’e shohim si mundësi për pos një qeverie që del nga zgjedhjet

“Asnjë qeveri s’e shohim si mundësi, për pos një qeverie që del nga zgjedhjet e lira, të parakohshme parlamentare. Jo që nuk do të përfshihemi, por e shohim si një akt të ulët në qoftë se tani kërkohet qeveri teknike edhe është ofendim për LDK-në. Ne i përmbahemi parimeve, parimet janë zgjedhjet e lira, të jashtëzakonshme që duhet të mbahen, sepse jemi në një situatë mjaft të keqe në vend”, tha ai.  

Në lidhje formimin e koalicionit të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, Mustafa ka theksuar se kur të hynë në zgjedhje do të vendosin edhe në lidhje me koalicionet, pasi i kanë orientimet e tyre dhe do të sillen në kuadër të atyre orientimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...