Ndodh edhe kjo: Ky ish-zyrtari i LDK-së e refuzoi postin e Kryeministrit! - Bota Sot
Ndodh edhe kjo: Ky ish-zyrtari i LDK-së e refuzoi postin e Kryeministrit!

Aktuale

Ndodh edhe kjo: Ky ish-zyrtari i LDK-së e refuzoi postin e Kryeministrit!

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:49
Armend Ibrahimi

Ramush Haradinaj sot dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Sipas të gjitha gjasave, vendi do të shkojë në zgjedhje, ndonëse ekziston mundësia teorike që të gjendet një kandidat tjetër për postin e kryeministrit nga koalicioni qeverisës.

Në atmosferën e befasisë së madhe me vendimin e Haradinajt dhe dilemave për të ardhmen e koalicionit, sakaq u shfaq një politikan me pedigre i cili publikisht – pa iu dridhur tastatura – tha se i ishte ofruar posti i kryeministrit, por – çuditërisht dhe historikisht – ai e kishte refuzuar.

Siç mund të supozoni, emri i tij është – Armend Ibrahimi.

Kredencialet e tij për ndërtimin e urave për bashkëpunime ndërpartiake janë të dëshmuara. Dikur ai ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, por më vonë kishte kaluar në taborin diametralisht të kundërt, duke aderuar në PDK.

“Më është ofruar posti i Kryeministrit me një rikombinim të forcave aktuale politike në vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshëm duhet të vijë nga zgjedhjet e reja dhe jo nga një mënyrë apo rrugë tjetër”, është shprehur ky anëtar aktual i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, paradoksalisht, ai për këtë çështje – pra, ofertën për postin e kryeministrit dhe refuzimin stoik – ka kërkuar mendim demokratik dhe transparent edhe nga “fansat” e tij në Facebook.

“Shqetësimin e kam se ka të atillë që duan që të bëhen Kryeministër pa shkuar në zgjedhje. I mirëpres mendimet tuaja”.

Dhe mendimet nuk kanë munguar, ndonëse shumica dërrmuese kanë qenë ironizuese dhe sarkastike.

Reagimi i Ibrahimit:

Te dashur qytetare te Republikes se Kosoves

Me eshte ofru posti i Kryeministrit me nje rikombinim te forcave aktuale politike ne vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshem duhet te vije nga zgjedhjet e reja dhe jo nga nje menyre apo rruge tjeter.

Shqetesimin e kam se ka te atille qe duan qe te behen Kryeminister pa shkuar ne zgjedhje.

I mirepres mendimet tuaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...