Limaj përjashton çfarëdo rikompozimi të Qeverisë: Me dorëheqjen e Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje

Aktuale

Limaj përjashton çfarëdo rikompozimi të Qeverisë: Me dorëheqjen e Haradinajt, vendi shkon në zgjedhje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 21:58
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka mohuar se partia e tij, Nisma Socialdemokrate, do të jetë pjesë e një qeverie teknike, duke mos shkuar në zgjedhje. Ai tha se me dorëheqjen e kryeminstrit Ramush Haradinaj, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje.”, ka thënë Limaj në Pressing, në T7.

Në pyetjen se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK’në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment.

“Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shku te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat