Skandal: Policët serbë ia fshinë vulat e Kosovës në pasaportë gazetarit izraelit - Bota Sot
Skandal: Policët serbë ia fshinë vulat e Kosovës në pasaportë gazetarit izraelit

Aktuale

Skandal: Policët serbë ia fshinë vulat e Kosovës në pasaportë gazetarit izraelit

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:16
Eldad Beck

Gazetari izraelit Eldad Beck, ka postuar në Facebook një foto ku dëshmohet se si policët kufitarë serbë në Aeroportin e Beogradit, fshijnë në pasaportën e tij, të gjitha vulat që dëshmojnë hyrjet e tij në Kosovë.

Ai ka shkruar se kjo është një vepër kriminale sepse nuk lejohet dëmtimi i pasaportës.

“Këtu po kaloj kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit. Policia kufitare kalon nëpër pasaportën time dhe fshin me penën e tij çdo vulë të hyrjes në Kosovë. Nëse nuk gaboj, kjo është vepër kriminale. Juve nuk ju lejohet ta dëmtoni një pasaportë të huaj. Duhet të jetë një tjetër sukses diplomatik i BE-së”, ka shkruar ai.

Që nga viti 2002, Beck është korrespondent me bazë në Berlin i së përditëshmes izraelite “Yedioth Ahronoth”, duke mbuluar Gjermaninë, Evropën Qendrore dhe BE-në.

Beck shtë një nga gazetarët e rrallë izraelitë që raportojnë nga vendet arabe dhe myslimane – si Irani, Siria, Iraku, Libani dhe Afganistani – për ngjarjet kryesore në Lindjen e Mesme.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...