PSD kërkon koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe VV-në - Bota Sot
PSD kërkon koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe VV-në

Aktuale

PSD kërkon koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe VV-në

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 22:37
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ai është idhtar, që partitë në opozitë të shkojnë të bashkuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në Debat D, Sejdiu ka thënë se një listë e përbashkët mes LDK-së, VV-së dhe PSD-së, do të ishte një ide e mirë për situatën që sot është krijuar në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit.

Sejdiu e ka mohuar mundësinë që PSD të bëhet pjesë e ndonjë qeverie teknike, e cila do të mund t’i pamundësontë zgjedhjet e parakohshme.

Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe nuk do të mund të formohet qeveri teknike, e ka thënë edhe sot gjatë ditës, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...