Hoti: Ta nderojmë dorëheqjen e Haradinajt – i përgjigjet Gashi: Kjo s’është ditë zie

Aktuale

Hoti: Ta nderojmë dorëheqjen e Haradinajt – i përgjigjet Gashi: Kjo s’është ditë zie

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:11
Hoti dhe Gashi

Nënkryetari i PDK-ës, Rexhep Hoti në RTV Dukagjini tha se sot nuk është dita kur duhet të behen kalkulime politike.

Sipas tij, secili duhet ta nderoj sot veprimin e kryeministrit Haradinaj i cili dha dorëheqje dhe se Kosova ka kohë për debate të tjera.

“Së pari mendoj që sot është një ditë të gjithë duhet të reflektojmë në raport me dorëheqjen e Kryeministrit, ta nderojmë këtë dorëheqje, duke shpresuar se liria e Kosovës do ta gjej edhe drejtësinë për ushtarët. Zotin Haradianajn Kosova e njeh me dekada, ai nuk është njeri që bën kalklulime, ai është i njohur për këto vendime. Të gjithë kështu mendojnë, zotëri Veseli po ashtu ka shprehur keqardhje për këtë ftesë. Sot është ditë për të respektuar akti madhor të një kryeministri të Vendit, sot nuk kanë përse t’i vejnë kalkulimet në tryezë, Kosova ka kohë për zgjedhje e për kalkulime.

E, kësaj deklarate iu përgjigj avokati Tomë Gashi i cili ishte në sturdio të Debat Plus duke i thënë se nuk është një ditë zie vetëm opër shkak se kryeministri ka dhënë dorëheqje.

“Nuk është ditë zie, se kjo është e pritshme prej se u votua nga mbi 80 deputetë Gjykata Speciale, aty ku u vendos që askush të mos ketë imunitet. Mundemi me fol edhe për tema të tjera, dhe ky televizion ka të drejt ta bëj këtë debat, apo ndoshta duhet tu kërkojmë falje ne shikuesve që ua kemi marrë kohën me këtë debat”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat