Të hënën vonë protestë në Prishtinë: Ftoheni të qeshni me zor - Bota Sot
Të hënën vonë protestë në Prishtinë: Ftoheni të qeshni me zor

Aktuale

Të hënën vonë protestë në Prishtinë: Ftoheni të qeshni me zor

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Qeshja e prishtinases Aida Gashi, që u dënua me 100 euro gjobë po vazhdon të ngjallë reagimin qytetar.

Një protestë “qesharake” kundër këtij dënimi është thirrur përmes Facebookut, për të hënën e 22 korrikut.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës, Aida Gashi për të qeshurat e saj, kemi vendos të bëjmë një protestë qesharake. Do dalim të gjithë që të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona”, thuhet në njoftimin për media, nga një email që duket se është krijuar enkas për këtë protestë.

Protesta nis në orën 23:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...