Pacolli: Ramush, trego pse ike pikërisht tani, lotët nuk të amnistojnë nga hajnia ndaj shtetit

Aktuale

Pacolli: Ramush, trego pse ike pikërisht tani, lotët nuk të amnistojnë nga hajnia ndaj shtetit

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 06:43
Ramush Haradinaj

Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli, ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit, pas ftesës qëmori nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj nëFacebook, ajo ka thënë se Ramushi e ka kuptuar se mund të luajë me ndjenjat e popullit që kanë për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe po shfrytëzon, duke shtuar se ai duhet të bëhet i sinqertë dhe ta thotë të vërtetën pse iku pikërisht tani, përcjell Bota sot.it

Pacolli ka thënë se lotët në st nuk e amnistojnë dot për hajninë e dëmet që i bëri shtetit, pavarësisht kontributit që ka dhënë në luftë.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Ramushi e ka kuptuar se mund të luaj me ndjenjat e popullit që kanë për luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe po shfrytëzon. Ai duhet të bëhet i sinqertë dhe ta thotë të vërtetën pse iku pikërisht tani?!

Respekt për kontributin që ka dhënë në luftë por sot lotët në sy nuk e amnistojnë dot për hajninë e dëmet që i bëri shtetit tonë. Ai zgjodhi rrugën më të lehtë për të mos dhënë përgjegjësi për:

- Burimet ujore, pikat strategjike e zonat turistike që i fali Malit të Zi, 8200 hektarë tokë të shtetit të Kosovës. 
- Vjedhjen e rezervave shtetërore;
- 53.1 milionë euro që ia fali kompanisë “Bechtel& Enka” por nuk bëri asgjë për banorët e fshatrave të Kaçanikut e Hanit të Elezit për dëmet materiale që u janë shkaktuar në pronat e tyre nga punimet në autostradë; 
- 34 milionë euro që ia fali kompanisë turke Limak; 
- Vec se “iu kishte tek” i fali 50 milionë euro borxhe kompanive private ambalazhuese të ujit;
- 55 milionë euro që tentoi t’i paguaj kompanisë Dukagjini por e anuloi atë pas reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje!; 
- Ministrat e tij nënshkruajtën kontrata me vlerë qindra mijëra euro me kompani ku Kadri Veseli figuron personi përgjegjës; 
- Shumëfishimin e numrit të z.ministrave, këshilltarëve, stërmbushi ndërmarrjet publike me militantë partiak e fëmijë të deputetëve të AAKës, punësoi kordinatorë e asistentë të kordinatorëve për të vazhduar me shpikjen e pozitave të reja sic ishin nënkordinatorë e asistentë të nënkordinatorëve e plotë të tjera; 
- Gjatë qeverisjes së tij 29 mijë qytetarë u larguan për jetë më të mirë nga vendi;
- Për vendimin e tij që të rrisë pagën vetit dhe zëvendëskryeministrave, ministrave, këshilltarëve politikë dhe një pjese të stafit civil të zyrës së tij;
- Për kërcënimin që i bëri prokurorit dhe e detyroi të largohet nga vendit; 
- Për humbjen e 43.4 milionë euro nga fondet IPA të Bashkimit Evropian; 
- Për emërimin e këshilltarëve të akuzuar e të dënuar për kidnapime e keqpërdorim të fondit në vlerë prej miliona eurosh;
- Për takime të shpeshta në zyrën e tij me Milan Radojçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, bosin e nëntokës në veri të Kosovës;
- Për shkarkimin e Bordit të Këshillit Kombëtar të Cilësisë dhe ndërhyrjet politike në Agjencinë Kosovare të Akreditimit ndikuan që Kosova të përjashtohet nga EQAR;
- Për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike për ti plotësuar ato me militantë e familjarë të anëtarëve të partive të PAN-it; 
- Për punësimin e kunatave e dhëndurëve e tij; 
- Lista vazhdon…

Pra, sot ra një qeveri e krimit dhe e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat