Thuajse punë e kryer: LDK dhe VV me një listë në zgjedhje – Flet Albin Kurti

Aktuale

Thuajse punë e kryer: LDK dhe VV me një listë në zgjedhje – Flet Albin Kurti

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:33
Albin Kurti

(E plotësuar) -Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk ka dallim në Gjykatën Speciale nëse intervistohet si kryeministër apo si ushtrues detyre i kryeministrit, por se dallimi është në Kosovë, pasi nuk është më një Qeveri e mbrapsht dhe e pa shpresë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference për media, tha se me tre gusht bëhen 4 vjet prej kur është ndryshuar Kushtetuta që i jep mundësi themelimit të Gjykatës Speciale dhe sot po i vuajmë pasojat e politikanëve që e deshën më shumë vetveten se sa kombin dhe shtetin, Kosovës ia bën gjykatën.

Sipas tij, dhjetëra luftëtarë e komandantë po intervistohen dhe askush nuk e di se kush do të akuzohet, Kurti shtoi se ish kryeministri as nuk është në burg, as nuk ka aktakuzë, por do të intervistohet nga prokuroria e specializuar.

Kurti: Nuk e kemi më një Qeveri që ishte e mbrapsht dhe e pa shpresë

“Duket që janë intervistuar edhe politikanë të tjerë e zyrtarë të lartë shtetëror të cilët nuk kanë preferuar që kjo gjë të jetë publike. Se a intervistohesh nga prokurori special si kryeministër apo si ushtrues detyre i kryeministrit kjo nuk përbën dallim për Gjykatën Speciale. Dallimi është në Kosovë jo në Hagë, nuk e kemi më një Qeveri që ishte e mbrapsht dhe e pa shpresë, ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, te zgjedhjet te liria, te demokracia te vetëvendosja. Ish kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha ai.

Ai ka kujtuar Rexhep Selimin kur e patë paralajmëruar ish kryeministrin që të ketë kujdes nga puthja e gjarprit por ai është patë shfryrë ndaj deputetit Selimi, ndërsa po mos të kalonte demarkacioni i gabueshëm me Malin e Zi, do të binte presidenti Thaçi.

Kurti: Presidenti Thaçi duhet të na thërras

“Presidenti Thaçi duhet të na thërras për të caktuar datën e zgjedhjeve, kaq. I bëj thirrje që mos të zvarris proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova sot nuk ka qeveri, Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, mirëpo për këtë duhet të flasin qytetarët një herë”, tha Kurti, duke thënë se po i përgatisin strukturat e tyre për zgjedhje të reja.

Kurti shtoi s ekurr më të gatshëm se sa tash nuk kanë qenë për zgjedhje, ndërsa, nuk konfirmoi nëse do të jetë kandidatë për kryeministër, pasi këshilli i partisë do të bëjë litën e kandidatëve..

Ai shtoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti: Me LDK-në të krijojmë një listë

“Në ditën dhe javët në vijim ne do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës. Unë nuk mund t’i parashikoj hapat që do të ndodhin por me siguri që jemi të interesuar që ta krijojmë paraprakisht një subjekt i cili fiton, lista ngallnjyse e të cilit e kthen shpresën në Kosovë“, tha ai.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi tha se dje u vetrrëzua para se të binte qeveria që kishte kapur shtetin.

Bislimi: Jemi të gëzuar që ra Qeveria

“Jemi të gëzuar që ra Qeveria me 23 ministra, 5 zëvendëskryeministra, mbi 80 zëvendësministra dhe me 35 këshilltarë vetëm për kryeministrin. Qeveria  që tregoi inovacion vetëm në shpikjen e panumërt të pozitave për të rehatuar qindra familjarë e militantë......dje u vertërrëzua një qeveri të cilën e paralajmërojmë që të shmangë çfarëdo përpjekje për të marrë ndonjë vendim me peshë politike e financiare deri në krijimin e qeverisë së re ngase të njëjtat do të zhvlerësohen në ditën e parë të punës të qeverisë në ardhje“, tha ai.

Sipas tij, rritën pagat për vete, ua falin borxhet të papërgjegjshëm, ia falen mbi tetë mijë hektarë Malit të Zi, e quan në falimentim PTK-në mashtruan për liberalizimin, e legalizuan krimin, e diskredituan arsimin universitar, paguan mbi 1 milion euro për serbët që nuk paguanin energjinë eklektike në veri, kërcënuan prokurorët tanë në lidhje me veteranët, manipuluan me pronat në Hade.

***

Lëvizja Vetëvendosje sot ka thirrur në një konferencë mediat, teksa ka folur i pari i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti foli për ftesën e Gjykatës Speciale që ia bëri Haradinajt dhe dorëheqjen e këtij të fundit nga posti i kryeministrit. Derisa ai tha se tani është koha për zgjedhje dhe Kosova të bëhet me qeveri të re.

“Janë bërë katër vjet kur u ndryshua kushtetuta, për t’i hapur rrugë speciales, me 82 vota për e patëm pranuar atë.

Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të pranuara, por politikanët e dëshën më shuëm vetën se sa kombin dhe shtetit. Dhjetëra luftëtarë po intervistohen nga specialja dhe s’dihet kur do të akuzohen. Edhe ish kryeministri do të intervistohet si dhjetëra të tjerë, që nga Remi, tek Syleman Selimi e Sokol Dobruna, Duket se janë intervistuar edhe të tjerë, zyrtarë të lartë, që s’kanë preferuar ta bëjnë publik.

Të intervistohesh si kryeministër a jo s’përbën dallim tek specialja, tash shpresat janë tek zgjedhjet, liria, demokracia”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se e kanë paralajmëruar ish kryeministrin që afërsia me PAN-in e rrezikon atë.

“E kemi lutur kryeministrin mos ta mbështes demarkacionin me Malin e Zi, na shpërfilli.

Presidenti Thaçi duhet të në thërras të na caktojë datën e zgjedhjeve. Kosova duhet të bëhet me qeveri të re”, përfundoi kryetari i LVV.

LDK dhe VV me një listë në zgjedhje – Flet Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka paralajmëruar se partia e tij dhe LDK-ja të shkojë me një listë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kurrë më të gatshëm s’kemi qenë për zgjedhje, ne jemi opozita e vërtetë”, ka thënë ai.

“Në ditët dhe javët në vazhdim do të bashkërendojmë për hapat e Kosovës. Jemi të interesuar që ta krijojmë paraprakisht një subjektet që fiton lista ngadhënjyese që e kthen shpresën në Kosovë. Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja. LDK ende se ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor”, është shprehur ai. 

Konferenca e Lëvizjes Vetëvendosje LIVE

Lëvizja vetvendosje po mbanë konferencë për gazetarë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat