Tahiraj godet Kurtin: Ku mbeti Albin patrioti, dje festoi bashkë me Vuçiqin

Aktuale

Tahiraj godet Kurtin: Ku mbeti Albin patrioti, dje festoi bashkë me Vuçiqin

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:47
Erblina Tahiraj

Nënkryetarja e e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Erblina Tahiraj, në një postim të sajën në facebook, ka goditur ashpër kreun e Lëvizjes Vetvendosje të cilit i ka thënë se iu ke bashkuar festës së Vuçiqit për ftesën që Gjykata Speciale ia ka bërë kryeministrit Haradinaj, vetëm e vetëm për pushtet.

Ja postimi i plotë i Tahirajt.

Nuk njoh shqiptar, që i gëzohet me emocion aq të madh, momenteve të vështira të një familjeje shqiptare.

Këtë gëzim që reflektove sot Albin, nuk do mund ta kishte asnjë shqiptar i vërtetë, me traditë e me etikë. Ku na mbeti ai "patriot" që e do vetëm UÇK-në dhe ngjyrat kuq e zi? Pushteti për ty ishte ëndërr e parealizushme ndër vite dhe të kuptoj që mendon se sfidat e rënda që godasin kryeministrin historik z. Ramush Haradinaj mund të bëjnë ty më të fortë.

Këtë e ke ëndërruar çdoherë, ke nxituar, ke ofenduar, pastaj je rrëzuar dhe ke vajtuar aq shumë sa ke irrituar gjithë qytetarët. Sot Albin, duhet të kërkosh falje, ngase ky deklarim ishte paftyrësia më e madhe që mund të deklaroj një shqiptar. Ti shqiptarizmin nuk e ndërron me asgjë, apo jo? Megjithatë, edhe për një gjë më sigurove, se sot nuk po feston vetëm Vuqiçi, por edhe qarqet e shtetit të tij që veprojnë në Kosovë.

#turp Erblina N. Tahiraj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat