Momenti kur Donika Kadaj Bujupi pati shqyer projektligjin për Gjykatën Speciale

Aktuale

Momenti kur Donika Kadaj Bujupi pati shqyer projektligjin për Gjykatën Speciale

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:26
Konferenca per media

Më 23 qershor të vitit 2015 opozita në Kuvendin e Republikës së Kosovës kundërshtoi fuqishëm ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Të tri partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma, patën braktisiur Kryesinë e Kuvendit ku u vendos që të mbahet seancë për Gjykatën Speciale, derisa në konferencën për media ata shprehën qëndrimet e tyre kundër.

Gjatë fjalës së saj  ish- shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të shprehin qëndrimin e tyre kundër kësaj gjykate, ndërsa ka grisur projektligjin për amandamentimin e Kushtetutës, i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndryshe më 3 gusht të vitit 2015  deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë “Po” Gjykatës Speciale në tentimin e dytë për ta kaluar atë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në momentin e votimit në seancë ishin të pranishëm 117 deputetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat