Ramush Haradinaj del blof, deputeti i VV-së: Ftesa nga Specialja i erdhi më herët - Bota Sot
Ramush Haradinaj del blof, deputeti i VV-së: Ftesa nga Specialja i erdhi më herët

Aktuale

Ramush Haradinaj del blof, deputeti i VV-së: Ftesa nga Specialja i erdhi më herët

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 12:37
Ramush Haradinaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, ka thënë se ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ftesën për Gjykatën Speciale e ka marrë shumë më herët se që tha ai.

Më tutje, në një postim në Facebook, ka shkruar se  motivi i dorëheqjes së tij nuk është "burrëria", as "lotët" , po ai e “vendosi këtë motiv në momentin kur e kuptoi se në shtator qeveria e tij do të binte edhe vetë nga partnerët e tij zhvatës e të korruptuar”.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës represionin, gjenocidin e kanë përjetuar me jetët e tyre dhe më së paku e kanë merituar ish-ushtarët e UÇK-së Gjykatën Speciale e cila për dhjetë vitet e ardhshme do ta demonizoj historinë dhe luftën çlirimtare. Për këtë ne kemi qenë kundër kësaj gjykate me votën në Kuvend të Kosovës, gjithashtu edhe me protesta gjithandej.
Kryeministri i Kosovës ftesën për gjykatë e ka pasur njëlloj si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së. Por një gjë po e fsheh kryeministri. Ftesën e ka shumë më herët sesa që tha ai.
Motivi i dorëheqjes së tij nuk është "burrëria", as "lotët" e tij.
Ai e vendosi këtë motiv në momentin kur e kuptoi se në shtator qeveria e tij do të binte edhe vetë nga partnerët e tij zhvatës e të korruptuar.
Shkurt, kohën e rënies të kësaj qeverie të korruptuar e vendosi vetë duke ia lënë në duar vendin Hashim Thaqit, i cili tashmë e ka kohën e duhur për ta provuar edhe një herë shkëmbinin e territoreve para shpalljes së zgjedhjeve.
Kjo qeveri e korruptuar e qindra zëvendësministrave, koordinatorëve dhe e nënkoordinatorëve ra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...