Xhafer Gashi në mbështetje të Haradinajt

Aktuale

Xhafer Gashi në mbështetje të Haradinajt

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:13
Xhafer Gashi

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar pas që ka dhënë dorëheqje e Ramush Haradinaj, nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Ai përmes një reagimi për media i ka dhënë mbështetje Haradinajt,  duke e vlerësuar veprimtarin e tij.

Reagimi i plotë:

Mburrem që nder vite rrugëtuam bashkë, si në luftë ashtu edhe në paqe, jo rrallëhere familja juaj dhe ti Ramush ishit para sfidave dhe u sakrifikuat, përjetuam luftën, ju ishit përherë në ballë të saj, patet çfarë t’i jepni lirisë!

Ja dhuruat me të dashurit tuaj , dy lulet më të bukura ia dhuruat lirisë, Luanin dhe Shkëlzenin, pothuajse të gjithë anëtarët e familjes pikuan gjak, nga plagët e marra për liri.

Punove shumë edhe në qeverisjen e atëhershme sa ishe Kryeministër në 100 ditë, pavarësisht të gjitha rrethanave kur drejtësia ndërkombëtare ta kërkoj të dëshmosh për Luftën e UÇK-së, ti e bërë po të njejtin veprim nuk e përule vendin ofrove dorëheqjen dhe shkove atje si luftëtarë i lirisë e mbrojte me dinjitet luftën e UÇK-së.

Duke falenderuar popullin e Kosovës, ti u riktheve përsëri aty ku duhet të ishe, duke thënë dhe vet se kemi shumë punë për të bërë, për ta çuar në vend Amanetin e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Agim Ramadanit, Sali Çekaj, e shumë e shumë heronjve dhe dëshmorëve.

E bëre realitet Ushtrinë dhe fal guximit tuaj u morrën aq shumë vendime të rëndësishme.

S’ishte fare e lehtë qeverisja në proceset të cilat po i kalon vendi ynë. I the Stop të keqes “Serbisë”, me vendosjen e taksës, kjo na bëri që secili qytetar të ndihet i dinjitetshëm dhe të ndjej shtetin.

Kombi ynë ka burra të guximshëm, tani prap nderove popullin me guxim tënd. Po sakrifikon veten që Kryeministri i Kosovës mos të ulet në bankën e të akuzuarit, e thënia:

“Ska rëndesi kush rrxohet e çohet, veç KOSOVA le të mbetet”, ju dhe Kosova asnjëhere nuk do rrxoheni.

Luftëtetar i lirisë,Gjeneral Ramush Haradinaj, jemi me ty!

Miku juaj, Xhafa."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat