Limaj: Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e drejt të UÇK-së

Aktuale

Limaj: Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e drejt të UÇK-së

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:16
Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se edhe kësaj radhe Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e UÇK’së.

Limaj gjithashtu ka theksuar se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfide, derisa ka paralajmëruar fitore përballë shpifjeve të luftëtarëve të UÇK’së.

Këto komente Limaj i ka bëtë pasi Jakup Krasniqi tregoi se është ftuar nga Specialja.

“Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të drejtë. Fatkeqësisht kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj nuk kemi alternativë, pos përballjes me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës! Kam bindjen e fortë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë perballë shpifjeve”, ka shkruar Limaj në reagim.

Ish-Zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, konfirmoi sot se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat