Profesori i Parisit, këshillë për LDK-në pas dorëheqjes së Haradinajt: Urgjentisht bëjeni këtë!

Aktuale

Profesori i Parisit, këshillë për LDK-në pas dorëheqjes së Haradinajt: Urgjentisht bëjeni këtë!

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:49
Nezir Kraki

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E duke komentuar për situatën e krijuar, ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka rastin që të riparojë dëmin kolosal që ia shkaktoi Kosovës, me bërjen e Hashim Thaçit president.

Kraki ka theksuar se LDK-ja ka nevojë urgjentisht të marrë veten në dorë dhe të mos shkojë pas atyre që ai I ka quajtur “argatë të Thaçit”, përcjell Bpta sot.

“Shfrytëzojini pak më shumë e më mirë disa mendje të reja që i keni aty”, ka këshilluar ai.

Postimi i Krakit:

LDK e ka rastin ideal ta riparojë pjesërisht dëmin kolosal që ia ka shkaktu Kosovës me bërjen e Thaqit president.

Ajo duhet ta kuptojë që për momentin është parti pa koncept dhe pa strategji. Prandaj i duhet urgjentisht ta marr veten n’dorë dhe mos t’i shkojë pas disa argatëve të Thaqit aty brenda.

Strategji politike në të mirë të vendit nuk mund të shpikin ata që kanë veç trofe dështimi. Shfrytëzojini pak më shumë e më mirë disa mendje të reja që i keni aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat