Veseli: Ftesat e Speciales një goditje, por do e kapërcejmë me kurajo dhe nder

Aktuale

Veseli: Ftesat e Speciales një goditje, por do e kapërcejmë me kurajo dhe nder

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 15:52
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë dhe askush nuk do mund ta njollosi dot.

Ai tha se ftesat për liderët e UÇK-së nga Gjykatës Speciale janë një goditje për bashkëluftëtarët e tij, për UÇK-në dhe luftën tonë, por u shpreh i sigurtë që do e kapërcejnë me kurajo dhe nder.

Veseli tha se të gjithë këta që janë ftuar nga Gjykata Speciale do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse kanë qenë në anën e duhur të historisë.

Postimi i plotë i Veselit:

Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot. Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota. Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurtë që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë. Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qe në në anën e duhur të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat