Treshja famëkeqe që i dërgoi të fala Sorosit për vazhdimin e punës për ndarjen e Kosovës!

Aktuale

Treshja famëkeqe që i dërgoi të fala Sorosit për vazhdimin e punës për ndarjen e Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:02
Harta e Kosovës

Gjykata Speciale ka dërguar ftesat e saj për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapit edhe Jakup Krasniqi sot ka marrë ftesë për paraqitje në Gjykatën Speciale në Hagë.

Por, pas këtyre ftesave nga Specialja, prof. Dr. Binak Maxharraj pohon se sikur shpërtheu njëfarë gëzimi të Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiqi.

Ai e quan treshe famëkeqe Vuçiqin, Ramën dhe Thaçin, ku shton se tash po ndjehen të lirshëm, duke i dërguar të fala edhe Sorosit se mund të vazhdojnë punën për ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë:

TË PATRURPSHMIT NUK KANË FYTYRË.

Kësaj radhe Gjykata Speciale ne Hagë e paska rritë zullumin. Po ngjitët me ftesa maja e pushtetit. U qojë selam disave te pushtetshëm se i ka marrë malli më i pa. Është ftuar për një ”kave” ne Hage edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili menjëherë dha dorëheqje

Por, instikti i kafshëve te egra i cili si virus kalon edhe të njerëzit, disave as nuk ua ndiu për këtë doreheqje, por sikur shpërtheu njfarë gezimi te ta.

  1. HASHIM THAÇI

Hashim Thaçi i cili kishte raporte”shumë te mira”me Harajdinaj, aq te mira sa qe gadi në çdo te dytën natë e shihte n’anderr. Ai e minimizoi doreheqjën e Hrajdinaj, thua se sikur nuk janë parë kurr, por Hashim Thaçit po i vjenë keq më shumë se sa doreheqeja dhe shkuarja ne Hagë, sepse atje ka me shku edhe Këshilltari i tij Bislim Zyrapi. Në vesh ia tha nje gjë Bislimit që te mos tregoi atje se kush e shtini me i ba listat për vrasjet politike,te cilat edhe ndodhën më vonë. Në lojën e Thaçit për mos bërjën hesapë doreheqjës se Harajdinaj iu bashk edhe Enver Hoxhaj si servil i përbetuar i Thaçit dhe Veselit. Por, ai ka mbetë me damkën kur thoshte ne fillim te luftës i cili jetonte diku ne perendim se”nese UÇK-ja vjenë ne pushtet ai do te ike në Serbi”.

  1. EDI RAMA

Edi Rama homilogu i Ramushit ne Tiranë,as qe e përmendi doreheqjën e Ramushitë. Ai si një tip vakabandë qe është e qoi krejte Shqiperin peshë, thjeshte e ignoroi kërë doreheqje. Kjo ndodhi sepse Hrajdinaj hiq nuk i ka vare për shkak së ishte rreshtu me Thaçin për ndarjën e Kosovës.

  1. ALEKSANDËR VUÇIQ

Por pasiqe shqipetareve hiq nuk ua ndinë për shqiptarët,pse me ja ndi çetnikut, gjakpiresite të luftes e te paqes Aleksandër Vuçiqit. Ai bile u gëzua aq shumë se e hoqi një gurë të rendë të cilin e mbante ne shpinë. Ramushi ishte tuta dhe tnerri për Vuçiqin. Tashti ai po i fërkonë duart sepse është i lirë të luaj lojën e vetë.

EPILOGU:

Vuçiq, Thaçi dhe Rama, kjo treshe famëkeqe, tashti po ndihët lirshëm. Bile i quan selam edhe Sorosit se mund ta vazhdojmë punën për ndarjën e Kosovës aty ku e lamë,sepse gurin kryesor e hoqem nga shpina. Se si e hoqen, ajo është lojë e tyre djallëzore,sepse edhe gjyqet qofshin ato speciale apo jo janë te politizuara dhe e luajn rrolin e te fortëve, sepse ndarja e Kosovës dhe formimi i Serbise se madhe është më i rendesishëm, se sa vete Kosova. Ky është interesi i kesaj bande për shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat