Thaçi përfitoi nga dorëheqja e Haradinajt dhe do bëj të pamundurën që Veselin ta bëj kryeministër

Aktuale

Thaçi përfitoi nga dorëheqja e Haradinajt dhe do bëj të pamundurën që Veselin ta bëj kryeministër

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:26
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, presidenti i vendit Hashim Thaçi do të zhagitë çështjen dhe do të bëjë të pamundurën që Kadri Veselin ta mandator në postin e kryeministrit.

Kështu mendon kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami i cili shton se, këtë pushtetin e kanë para shtetit.

Postimi i Gazmend Islamit:

Nuk duhet të kapërcejëm njëfarë kufiri të përcaktuar nga gjykimi ynë, me fjalë të tjera, pra nuk duhet të kalojm kufirin e gjendjes normale! Gënjeshtra dhe mendimi jasht normës së normalës, janë pamoraliteti politik dhe verpimet e sëmura nga serviliteti që tregojn disa politikan ndaj liderit! Ata që pushtetin e kanë para shtetit, janë të dështuar! Mos harroni se Hashim Thaçi, do të zhagis çështjen, dhe me gjasa do ta bëjë te pamundurën që të mandatoj Kadrin për Kryeministër! Ta shohim kush do të jenë viktimat e radhës! 1. Taksa hiqet! 2. Bisedimet me serbin.! 3. Komunat Serbe me autonomi.! 4. Liberalizimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat