Politikani shqiptar “gjuan bombën”: Po Edita Tahirin kur do ta ftojë Gjykata Speciale?

Aktuale

Politikani shqiptar “gjuan bombën”: Po Edita Tahirin kur do ta ftojë Gjykata Speciale?

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:19
Edita Tahiri

Gjykata Speciale u ka dërguar ftesa për intervistim kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ftesat e Speciales, i lidh me kundërshtimin e tij ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Vasili ka pyetur se kur do të dërgohet ftesë edhe për ish-kryenegociatoren e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahirin, e cila ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve.

Sipas Vasilit, ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë.

“Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin? Ramushin e thërrasin në Tribunalin e Hagës, Jakup Krasniqin po ashtu. Ata kanë kundërshtuar pa asnjë kompromis, me shumë patrotizëm dhe me gjithë zemër ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë. Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin, sepse edhe ajo ka kundërshtuar me shumë forcë ndryshimin e kufijve”, ka shkruar Petrit Vasili../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat