"Haradinaj aktualisht është i braktisur nga Vuçiçi, Thaçi e Limaj"

Aktuale

"Haradinaj aktualisht është i braktisur nga Vuçiçi, Thaçi e Limaj"

Nga: H.O. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj

Publicisti i njohur Fatmir Bajraj në një reagim pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se ky veprim i tij mund të jetë tërheqje taktike apo dorëzim.

Ai shkruan më tutje se të dyja këto mundësi mund të kenë favorët dhe disfavorët e tyre.

Ai shkruan më tutje se aktualisht Haradinaj është ‘I braktisur nga partnerët e koalicionit, sëpari nga Vuqiqi përmes Listës serbe, nga Presidenti i vendit, Hashim Thaqi, braktisje e cila pasoj edhe ftohjën e PDK-së së Veselit, dhe n'fund edhe nga pinjolli i PDK-së, SHIK-isto, PRONTO-iste, kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj’.

Postimi i plotë:

Tërheqje taktike e Komandantit, apo dorëzim ?

Si njëra, ashtu edhe tjetra, kanë favorët dhe disfavorët ; për Komandantin n'terheqje dhe Kryeministrin e vetëdorëzuar, për rënjën e Qeverisë së rrëzuar, dhe fatin e vendit n'këto kohë kruciale & thyerjësh brënda dhe n'relacion me bashkësinë nderkombëtare.

Para se t'flasim për pasojat & konsekuencat e këtij akt-veprimi të Kryeministrit, t'pa legjitimitet dhe me lagalitet të cunguar, le t'merremi me motivin dhe efektin e pretenduar të këtij akti, të cilin ca prej syrësh me (pa) vetëdije, e quajnë, akt burrërie dhe atdhetarizmi, duke mbrojtë kështu imazhin e Shtetit të Kosovës, institucionëve dhe të vetë titullarëve, siq është rasti me postin e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës në përballje me Drejtësinë në Gjykatën Speciale të Kosoves me seli n'Hagë të Holandës, shije të cilën përpiqëj t'a jep, tanimë ish Kryemnistri Haradinaj para medias dhe opinionit.

Cili ishte statusi real i Haradinajt Kryeministër ?

I braktisur nga partnerët e koalicionit, sëpari nga Vuqiqi përmes Listës serbe, dhe n'sikron me të, edhe nga Presidenti i vendit, Hashim Thaqi, braktisje e cila pasoj edhe ftohjën e PDK-së së Veselit, dhe n'fund edhe nga pinjolli i PDK-së, SHIK-isto, PRONTO-iste, kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj.

Arsyetë e kësaj braktisje dhe lënjën n'llaq të Kryeministrit, ishin ; mosgadishmeria e Ramushit të djegur si Kryeministër për të hjekë dhe s'paku pezulluar taksën populliste për produktet serbe dhe kerkesa këmbnguluese e Serbisë së Vuqiqit e Thaqit për t'kushtëzuar procesin e dialogut me hjekjën e taksës, edhe pse e njëjta ishte kreacion i PDK-së, kriminale të Veselit, dhe e mbeshtetur nga Ramushi Kryeministër.

Ramushi Kryeministër, post për t'cilin kishte sakrifikuar kompetancat ekzekutive dhe kushtetuese, dhe i mbështetur për muri, kur i lanë patatën e ngrohtë n'gji, përdori dhe keqpërdori taksën si t'vetmin adut (atu) n'përballje me Serbinë dhe njerëzit e saj, n'Kosovë & Shqipëri : Rama, Thaqi, Haxhiu & Co !

Demarkacioni me Malin e Zi, dorëzimi (bartja ilegale) i kompetencave kushtetuese të Kryeministrit tëk një autoritet tjetër, përkatsisht të Institucioni i Presidentit, mosliberalizimi i vizave, deshtimi në pranim në Interpol dhe skandalët e pa-para n'qeverisje, duke abuzuar me fondet & paranë publike, nderhyrjët në pushtetet tjera t'pavarura dhe shendrrimin e Qeverisë dhe qeverisjës në një çiflig për vete, familjën dhe miletantet partiak me një mega-kabinet dhe ekskluziv n'gjithë historinë politike të shqiptarëve dhe të botës bashkohore, ishin gur i rënd n'qafën e Kosovës dhe shqiptarëve, sa mori me vete n'drejtim të përplasjës dhe përmbysjës, edhe kokën e Kryeministrit Hardinaj dhe kabinetit të tij, mafio-kriminal & anti-shtetëror !

E dogjën Ramushin, dhe ky i fundit, u'a dogji letrat n'dorë, Hashimit e Kadrisë.

I goditur dhe mbeshtetur për muri, me (pa) fajin e vet, Ramushit : "I ra shi n'kallamoq", kur i arriti ftesa e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, për intervistim në cilësin e deshmitarit, apo n'rastin ma t'keq, n'cilësin e të akuzuarit për krime lufte, pa një pa dy, vendosi : Jap dorëheqje t'parevokueshme nga posti i Kryeministrit, me t'cilën bije edhe Qeveria dhe mandatin i'a kthejmë Sovranit, ngase në Gjykatën Speciale, pra para drejtësisë, dua të dal si ushtar shqiptar, n'këtë rast si Ramush Hardinaj dhe i xhveshur nga çdo pushtet & imunitet.

Alibia i piu ujë për një pjesë të opinionit dhe mediave n'sherbim të kapësve të shtetit, pjesë e asj kapje e të cilës është edhe vet Ramush Hardinaj që më sepaku dy dekada...!

Ramushi e kishte nuhatur mirë braktisjën nga partnerët dhe sajuesit e Qeverisë së tij, n'Beograd, n'Tiranë & n'Prishtinë, alias Vuqiqi, Rama & Thaqi, Veseli & Co, si dhe kishte lexuar drejtë edhe qendrimin dhe pezmatimin e qendrave të vendosjes dhe kryesisht nga SHBA -ve, n'lidhje me qendrimin e ngurt dhe t'pathyeshëm për taksën, e cila i kishte mebetur i vetmi adut i lekurës së tij dhe moralit të dermuar politik si Kryeministër i dëmshëm, i kushtueshëm dhe i rrezikshëm për vendin dhe raportet me miqë tanë, siq është Amerika, e cila i dha vulën çlirimit tonë.

Ramushi përfitoj nga ftesa, për t'blerë të ardhmën për vete !

Veprimi i Kryeminsitrit n'rastin e dorëheqjës dhe arsyetimi i i atij akti duke lënë & dhënë porosi ; premisa për t'ardhmën dhe porosia se vendi duhet t'shkojë n'zgjedhje të lira dhe mandati i kthehët Sovranit dhe duke shfaqë hapur ambicien & gadishmerinë e palekundur që do jet pjesë aktive e politikes ; e AAK-së dhe shtetit të Kosovës, le t'kuptohet dhe nxjerrë sheshazi, arsyetë e pathëna të dorëheqjës dhe motivet e sëmuara për pushtet dhe vetëm për pushtet...!

Veprimi i Ramushit, nuk ishte që t'ruaj ftyrën & imazhin e shtetit, por ishte veprim popullist me t'cilin blenë të ardhmën poltike i cila i siguron atij dhe bandës që e rrethonë, raujtjën e favoreve dhe privilegjëve të krijuara padrejtësisht në shtetin e kapur të Kosovës nga bandat mafio-kriminale, ku banda e Ramushit është ndër dy-tre m'a t'fuqishmët.

Ramushi do nderonte vendin dhe kombin, sikur t'mos i shkaktonte aqë shumë plagë e lot, n'luftën e tij për pushtet e cila u pagua me gjakun e bijëve dhe bijave m'a t'mira të Dardanisë Antike-Kosovës, siq ishte rasti me Musajt, Zemajt, si dhe Jusuf Haklaj & Sebahate Tolaj, pa lënë ansh edhe vrasjet e deshmitarëve gjithandej.

Gjykata Speciale ishte imediate dhe e pashmangshme, për dy arsye :

-Sistemi i Drejtësisë n'Kosovë praktikisht & realisht është inekzistent, dhe Ligjin bëjnë shtet-kapësit, alias, të ashtuquajtuarat parti të dala nga lufta, PAN-i, dhe arsyeja e dytë ;

- Raporti i Dick Martit dhe Rezoluta e Këshillit të Europës.

Në të kundërtën, KS e OKB-së, do formonte tribunal t'posaqëm, ku Kosova dhe shqiptarët nuk do pytëshin fare dhe s'do përmendëshin për asgjë të mirë, andaj votimi i Ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale, ishte e keqja ma e vogël, të cilën duhej pranuar me(pa) deshirë.

PAN-i, do i bëntë mirë vendit sikur të lejonte shkapjën e shtetit dhe përkthimit të çlirimit të Kosovës nga SHBA-të n'krye të NATO-së në liri për atdheun, duke i'u dorëzuar drejtësisë dhe ndihmuar zbardhjën e krimeve mbi shqiptarët dhe ndeshkimin e kriminelëve, dhe duke i'a dhënë lamtumirën politikës, pjesa me neveritëse dhe e urryerr e së cilës janë, sot e dy dekada pas çlirimit...!

PAN & Lista serbe !

Ikni n'theqafje, ikni e mos u ktheni kurr...

Vetëm atëherë, liria dopasonte frytet e çlirimit, dhe shqiptarët që t'dyja...

Ikni...!

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat