Çfarë thonë në fshatin e Haradinajt, pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit

Aktuale

Çfarë thonë në fshatin e Haradinajt, pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 21:23
Ramush Haradinaj

Edhe në Strellc e prisnin sot Haradinajn, i cili u kishte thënë se do të shkonte kohë më parë. E mungesa e tij, i shpëtoi jetën së paku dy qengjave.

Bashkëvendësit e Haradinajt, të mllefosur nga ftesa e Speciales, përkrahin dorëheqjen e tij.

Nga kjo kullë, Ramush Haradinaj, si kryeministër, dërgoi selame të mëdha, që të mos preken kufijtë e Kosovës.

Por, të njëjta nuk mund t’i përcjell më.

Kjo pasi, ditën e premte i njëjti dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

Këtë vendim e mori, pasi i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale.

E këto zhvillime të papritura, bënë që kryeministri në dorëheqje me familje mos të kalojnë vikendin në Gllogjan siç bëjnë zakonisht.

Sidoqoftë, për T7 kanë folur disa nga bashkëvendësit e tij.

Dorëheqja e Haradinajt ata nuk i ka zënë në befasi. Pasi siç thonë, kreu i qeverisë interesin e vendit e ka vendosur gjithmonë para interesit personal.

Por njëjtë nuk mendojnë edhe për arsyen që bëri atë ta dorëzojë postin.

Ka edhe prej atyre që mendojnë se Haradinajt, iu përgatit e gjithë kjo.

Ramush Haradinaj, do të udhëtojë në Hagë në cilësinë e të dyshuarit, me 24 korrik të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat