Selimi: Specialja, gabim i madh i atyre që e votuan

Aktuale

Selimi: Specialja, gabim i madh i atyre që e votuan

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:57
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i bëri Ramush Haradinajt, Bislim Zyrapit dhe Jakup Krasniqit.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.

Ai ka shtuar se me këtë vendim po e pësojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës.

Shkrimi i plotë i Selimit:

Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.

Nga ky vendim i padrejtë do të pesojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës por mbi të gjitha do të pesojë Kosova dhe imazhi i shqiptarëve në botë.

Në këtë gjykatë, për të deshmuar si të dyshuar u ftuan shume luftëtarë, ushtarë e komandantë të nivelit të lartë në hierarkinë e UÇK-së. 
Sëfundmi, rreshtit të shumë të ftuarve për t’u intervistuar iu shtuan edhe tre udheheqës të UÇK-se si: Komandanti i Zonës Opeative të Dukagjinit – Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi si dhe Zëdhënësi dhe ZV/Komandanti i SHP te UÇK-së Jakup Krasniqi.

Ashtu sikur për secilin luftëtar të UÇK-së, pavarësisht nivelit dhe detyrave në luftë, thirrja si i dyshuar për krime lufte është padrejtësi paraprakisht. 
Ne, që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha. 
Por nuk mund të mos i bejmë përgjegjës edhe njëherë ata që e sollen në Kuvend dhe sidomos ata deputetë ish luftetarë të UÇK-së që e votuan këtë Gkykatë, aq më tepër, kur tash disa nga ata i shohim t’ju “vije keq” për të ftuarit e kësaj gjykate si te dyshuar.

Ne, që ishim kundër kësaj gjykate me 2015-ten e kemi të njëjtin qëndrim edhe tani. 
Prandaj, në atë gjykatë nuk duam ta shohim asnjë luftetar të Lirisë. 
Ky nuk është qëndrim i yni kundër drejtësisë, por pikërisht kundër padrejtësisë.

Drejtësia ka mjaftë punë të tjera për të zgjidhur në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat