Ish-bashkëluftëtari i Çekajt tregon kush e vrau presidentin e Çamërisë

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Çekajt tregon kush e vrau presidentin e Çamërisë

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:00
Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka reaguar për vrasjen e presidentit të vetshpallur të Çamërisë Festim Lato.

Tahiraj në një postim në Facebook, ka thënë se fajësuar shërbimin grek për vrasjen e Latos, duke thënë se ai, po vepron njëjtë si ai serb, që sipas tij, vrau atdhetarët shqiptarë, përcjell Bota sot.

Ai është shprehur i bindur se rrugëtimin e popullit shqiptar drejtë lirisë dhe pavarësisë së Çamërisë, nuk ka forcë që mund ta ndalë.

“Ju fashistë grekë nuk mund ta ndalni uraganin e shqiptarëve drejt lirisë dhe pavarësisë së Çamërisë, por përkundrazi do na forconi dhe unifikoni edhe më forë luftën tonë të drejtë. Festim Lato u shndërrua në një lider shpirëtor të shqiptarëve, i cili do jetë çdo herë një frymëzim i fuqishëm në rrugëtimin tonë deri në fitoren përfundimtare”, ka shkruar Tahiraj.

Postimi i plotë i Tahirajt pa ndërhyrje:

Si në të kaluaren, ku sherbimi vrastar Serb me atentate vrau atëdhetaret shqiptarë, vetëm e vetëm që të pengohet liria dhe pamvarsia e Kosovës,njejtë po vepron edhe shërbimi gjakatar Grekë.Rrugtimi i përgjakshëm i popullit tonë drejt pamvarsisë së Kosovës, dëshmoj se nukë ka fuqi që mundë ta pengoj lirinë dhe pavarsinë e një kombi, kurë aji kombë është i vendosur në rrugtimin e tij të drejtë.Rrugtimin e popullit shqiptarë drejt lirisë dhe pamvarësisë së Qamërisë nukë ka forcë që mundë ta ndalë,pamvarsishtë veprimeve kriminale të sherbimit fashist të Greqisë.Me atentatin kriminal që bëtë ndaj kryeministrit të Qamëris,ju fashist Grekë nukë muntë ta ndalni uraganin e shqiptarëve drejt liris dhe pamvarsisë së Qamëris,porë përkundrazi do na forconi dhe unifikoni edhe më forë në luften tonë të drejt.Festim Lato u shëndrrua në një lider shpirtor te shqiptarëv, i cili do jetë ç'do here një frymzim i fuqishëm në rrugtimin tonë deri në fitoren përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat