Kosova i kundërpërgjigjet Gjuriqit, ky është paralajmërimi për Serbinë - Bota Sot
Kosova i kundërpërgjigjet Gjuriqit, ky është paralajmërimi për Serbinë

Aktuale

Kosova i kundërpërgjigjet Gjuriqit, ky është paralajmërimi për Serbinë

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:05
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës së Kosovës Marko Gjuriq, teksa ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kosovë po zhvillohet një “luftë e të gjithëve kundër të gjithëve”.

Ai ka thënë se nga momenti i ri politik, presioni do të bie mbi serbët e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate të Gjuriqit, ka reaguar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka këshilluar Gjuriqin që në Serbi të përqëndrohen për të arrestuar kriminelët e luftës e të mos i lënë të lirë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, propaganda e Serbisë për t'i shpëtuar drejtësisë nuk do të funksionojë. Zyberaj ka paralajmëruar që Kosova do t’i arrestojë heredokur kriminelët serb që kanë kryer krime.

Reagimi i Zyberajt:

Marko Djuriç duhet të përqëndrohet që Serbia* ta bëjë punën e vet për të arrestuar kriminelët e luftës dhe për të mos lejuar ata të ecin lirshëm.

Propaganda e Serbisë* për t'i shpëtuar drejtësisë nuk do të funksionojë. Ne gjithmonë do t’i ndjekim kriminelët e luftës dhe do t'i sjellim para drejtësisë.

Kosova do ti arrestojë heredokur kriminelët serb që kanë kryer krime.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...