Ish-ushtaraku me kërkesë të veçantë për Policinë e Kosovës - Bota Sot
Ish-ushtaraku me kërkesë të veçantë për Policinë e Kosovës

Aktuale

Ish-ushtaraku me kërkesë të veçantë për Policinë e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:29
Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Hafir Hoxha

Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Hafir Hoxha, ka drejtuar një kërkesë ndaj Policisë së Komunikacionit.

Ai ka kërkuar nga Policia që të largojnë nga komunikacioni motoristët që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në komunikacion, përcjell Bota sot.

Hoxha ka thënë se rregullisht ka vërejtur se motoristët nuk dinë të vozisin dhe se ata shkelin shumë rregulla në komunikacion.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Kërkesë për Policinë e Komunikacionit

Ju lutem largoni nga komunikacioni ata motoristët që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në komunikacion, shpëtoni jetët e tyre ..

A i posedojnë vozitësit e motorëve tek në Kategorinë A të patentë shoferit për të vozitur motor ( mbi moshën 24 vjeç dhe 2 vjet posedimi të kategorisë B ) dhe ato A1 për skuter dhe motorë të kategorisë së lehtë !?? .

Ku është ajo autoshkollë , kush janë ata instruktorë të licencuar dhe ku është poligoni i tyre për ti aftësuar motoristët dhe për te dhënë provimin për këtë kategori !?

Unë rregullisht vërej se motoristët nuk din të vozisin, nuk din të qëndron në vendin e tyre në komunikacion, nuk din të japin shenja sinjalizuese, nuk kanë pajisje adekuate për motorë dhe shkelin shumë rregullat në komunikacion. Për aksidentet dhe viktimat i dini të dhënat ju Policë më mirë, kam vërejtur që këto parregullsi ndodhin para syve te juaj e ju as që i vëreni e le më të reagoni !!! Ju lutem largoni nga komunikacioni ata që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjereve !!! flm

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...