Kurti kërkon zgjedhje të shpejta, PSD’në e Ahmetit e quan partiçkë të PAN’it - Bota Sot
Kurti kërkon zgjedhje të shpejta, PSD’në e Ahmetit e quan partiçkë të PAN’it

Aktuale

Kurti kërkon zgjedhje të shpejta, PSD’në e Ahmetit e quan partiçkë të PAN’it

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:44
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po kërkon zgjedhje të menjëherëshme.

Kurti ka shkruar në Facebook se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejtë.

Kurti i ka rënditur disa argumente që sipas tij tregojnë pse data e zgjedhjeve duhet të caktohet nga Thaçi pa pasur nevojë ta rilexojë nenin 95, pikën 5 të Kushtetutës.

“Kuvendi i Kosovës i është nënshtruar një deformimi të dyfishtë të vullnetit të qytetarëve pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017: Shtator 2017: AKR kalon nga LAA te PAN dhe mundëson formimin e qeverisë; Maj 2018: një dyzinë deputetësh ikën nga LVV te një partiçkë që garoi me PAN-in, dhe ia votuan qeverisë buxhetin 2019”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje thotë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator,  më 27 qershor të këtij viti, pozita në pushtet e ngelur si qeveri e pakicës përfundoi edhe anti-kushtetuese.

Ndërkaq për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit, Kurti ka thënë se të gjitha subjektet politike, si ne të opozitës po ashtu edhe ato të koalicionit qeveritar, kanë deklaruar që janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në këto rrethana, duhet shpërndarë Kuvendi. Kjo qeveri që kishim s’rrinte dot në këmbë. Ky Kuvend që kemi s’mund të mëkëmbë qeveri. Efektivisht, neni 82, pika 2, i rrin situatës së krijuar. Çfarëdo që bën Presidenti e kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja vetëm sa e zvarrit procesin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve”, ka theksuar Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...