E zbulon avokati Koci: Specialja po i interviston të dyshuarit edhe nëpër hotele

Aktuale

E zbulon avokati Koci: Specialja po i interviston të dyshuarit edhe nëpër hotele

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:52
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Gjykata Speciale do të intervistojë në hotel njërin nga klientët e tij.

Ai ka thënë se klienti i tij do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe se kjo i është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përcjell Bota sot.

Sipas avokatit, marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, lë përshtypjen e joseriozitetit, pasi siç ka thënë ai, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë pasur kohë, buxhet dhe infrastrukturë.

“Besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka theksuar Koci.

Reagimi I Kocit në Facebook:

E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit - në hotelin ku do të qëndroj. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar - marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Poashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat