Kelmendi: LDK-ja ka rastin jetik për t’i dhënë kuptim ekzistencës së saj duke u bashkuar me Albin Kurtin

Aktuale

Kelmendi: LDK-ja ka rastin jetik për t’i dhënë kuptim ekzistencës së saj duke u bashkuar me Albin Kurtin

Nga: V.R Më: 21 korrik 2019 Në ora: 18:48
Vetëvendosje LDK

Njohësi i rrethanave dhe veprimtari për çështjen kombëtare, Betim Kelmendi, ka komentuar ngjarjet e fundit duke thënë se ftesa e Gjykatës Speciale për ish-kryeministrin Haradinaj është goditje për UÇK-në, por nga ana tjetër, siç shprehët ai, duhen lëvizur gjërat për t’u krijuar qeveria e re, shkruan Bota sot.

Kelmendi, poashtu, ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka rastin jetik për t’i dhanë kuptimin ekzistencës nëse i bashkohet Albin Kurtit, gjegjësisht Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një shkrim publik, ai i ka bërë ftesë LDK-së që t’i afrohet Vetëvendosjes që një herë e përgjithmonë të mposhtet e keqja.

Postimi plotë i Betim Kelmendit:

Nuk do mend që, thirrja ndaj tashmë ish-kryeministrit Haradinaj për t’u paraqitur në dhomat e specializuara është goditje për vet UÇK-në së pari, së dyti për vendin dhe së treti për të gjithë popullin shqiptar. Kjo është fakt. Por megjithatë, duhet përmendur poashtu që, ka qenë e pashmangshme kjo situatë. Dihej që dikur, thirrja do t’vjen. Dorëheqja e Ramushit është një diskutim tjetër të cilën ai po supozoj e ka “bo hesap” mirë.

Qeveria është pa kryetarin e saj, e për rrjedhoj duhet dhe sigurisht se do t’bjerë. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Rast i mirë që, vendi, një herë e përgjithmonë të shkoj para me një qeveri të mirëfilltë, që prioritet do ta ketë shërbimin ndaj qytetarëve.
Kjo, është dëshmuar me dhjetra e mijëra herë se, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë, është dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se synimi apo qëllimi i saj përherë ka qenë: e mira e përbashkët.

LDK-ja, e ka një mundësi të artë që, në një mënyrë apo tjetër, të këndellet dhe t’i thrret mendjes në trenin e fundit. Në mos për gjë, së paku për hirë të vetës tyne që, m’i dhanë kuptim ekzistimit të saj.

LDK-ja nuk e ka kredibilitetin për ta lënë vetën në dorë të Agim Veliut e plot Agim Veliajve të tjerë, të cilët, si kryeneç, gjithmonë kanë patur qëllim përfitimin personal.
LDK-ja, e ka rastin e vetëm ndoshta që të kthehet kah qytetari.

Albin Kurti, deri sot, ka mujt me të gjitha partitë me lidh koalicion për të qenë sot në pushtet. Këtë fat, sot e ka LDK-ja, e që është mirë për të, me e shfrytëzu. Poashtu, është mirë edhe për qytetarët e vendit që pas një dekade, me nisë me marr vetën me një qeveri të drejtë, qeveri për t’mirën e vendit, e jo me qeveri nga ç’ishin ato të kaluarat.

Albin Kurti, e kallxoi vetën dhe sigurisht që do ta kallxoj edhe në të ardhmën. Ai nuk është korruptu deri tash e sigurisht se s’do të korruptohet as në të ardhmen. Njeri i fjalës, i punës dhe që synim e ka të mirën e përbashkët e jo të mirën e vet individuale.
Mision që kanë njerëzit patriot dhe fisnikë. Eh, në të tilla raste, bashkëpunimi me këta persona, në rastin e LDK-së me Albin Kurtin, është mirë edhe për ta.
LDK-s, i ka ardhë vera kah dera për ta tregu vetën që është për t’mirën e qytetarëve e jo për t’mirën e vet dhe strukturave të saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat