Nuk ndalen Haradinajt, Dauti mbledh strukturat në Deçan

Aktuale

Nuk ndalen Haradinajt, Dauti mbledh strukturat në Deçan

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:18
Pamje nga takimi

Ndonëse po përballen me gjykata, fletë arreste e padrejtësi, familja Haradinaj vazhdon të punojë për popullin e të mobilizohen edhe në ditë vikendi.

Është deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili sot pati një takim me strukturat e partisë në Deçan.

Ai përmes disa imazheve nga takimi dhe një shkrimi ka thënë se “Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet!”.

Kujtojmë që Daut Haradinaj të enjtën e kaluar është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, por pas një intervistimi të shkurtë ai është liruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat