Zafir Berisha publikon emrat e politikanëve që e futën Kosovën në gjendje të rëndë

Aktuale

Zafir Berisha publikon emrat e politikanëve që e futën Kosovën në gjendje të rëndë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:04
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ai ka thënë se Kosova po kalon periudhë të vështirë, si rezultat i deputetëve “të papërgjegjshëm” të cilët sipas tij, vepruan kundër vlerave të UÇK-së, përcjell Bota sot.

Sipas tij, sfidat kalohen vetëm duhet mos i përsëritur gabimet e kaluara.

Deputeti Berisha ka publikuar edhe listën me emrat e deputetëve, të cilët sipas tij, e votuan Gjykatën Speciale, duke i shkaktuar dëm të madh Kosovës.

Reagimi i Berishës pa ndërhyrje:

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetetar dhe ju nismëtar të Kosovës,

Besimi i juaj në raport me partit dhe palitikanët është shumë jetik dhe domethëns për vendin dhe prespektivën afatëgjate të fëmijve tan!

Kosova sot po kalon periudhë të vështir politike që vjen si rezultat i deputetëve të papërgjegjëshëm të cilët kan marrur besimin për të mirën e vendit e në faktë me vendimet e tyre kan vepruar në dëm të Kosovës dhe vlerave të saj të pazavandësueshme të UÇK-së që është shpirti i liris dhë pavarësis së Kosovës...

Kosova gjendet përballë sfidave të radhës, e të cilat duhet t’i përballojm për interes të vendit, por këto sfida përballohen duke mos i përsëritur gabimet e kaluara duke i besuar atyre që koha po dëshmon se kan marrur vendime të gabuara e të cilat po na kushtojn!!!

P.S / Emrat e atyre që e kan futur Kosovën në këtë gjendje të rënd duke votuar një gjykat të dëmshme e që buron nga rrenat dhe shpifjet e Serbis.

Zafa

Image
Image
 
Image

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat