Flasin të afërmit e personit që u vra dje në Prishtinë - Bota Sot
Flasin të afërmit e personit që u vra dje në Prishtinë

Aktuale

Flasin të afërmit e personit që u vra dje në Prishtinë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:11
Foto

Kjo është bluza që Gani Rama e kishte të veshur 3 ditë më parë.

Ata e la në shtëpinë e një miku të tij në Fushë Kosovë, të cilin e vizitonte shpesh, për shkak se vetë ishte i pastrehë.

Por para 3 ditësh, ai erdhi të ndërrojë rrobat dhe më nuk u duk në këtë lagje.

E vetëm një ditë më parë, ai u përfshi në një përleshje në kryeqytet e cila ia mori jetën.

E ky lajm tronditi gjithë ata që e njohën, por më së shumti mikun e tij me të cilin Ganiu kishte jetuar dikur.

Hysni Musa, tregoi se tashmë i ndjeri kishte pasur edhe probleme shëndetësore.

 ‘’Une me Ganinë kemi nejtë në qit shpin qitu me qira, une katin e 2 e Gania poshtë. Komuna sna ka pagu mo jena detyru me dale.

Ganise, Komuna si ka siguru strehim mo. Ai ishte i pastrehë, dhe kishte probleme mendore. Ka fole vetmeveti, por problem si ka bo kerkujt, e dijne krejte mahalla’’

E për arsyen që çoi deri tek përleshje, Musa thotë se nuk mund të paragjykojë, por thotë se pret që organet e rendit ta zbardhin rastin.

‘’ Policia jonë tu hulumtu qit person qe e ka myt, per cka e ka myt,  perlshje kan pas qysh ka tregu Policia. Ka ardhe Policia mem taku mu,  mkan thonë Gania e ka pas ni përleshje edhe ka vdeke.

Ganiu së bashku me gruan dhe  vajzat e tij kishin provuar disa herë që të dalin jashtë shtetit për një jetë me të mire.

Këtë ia kishin arritur duke dalë në Gjermani, por që për Ganiun nuk do zgjaste shumë.

E pronari i shtëpisë në të cilën i ndjeri kishte jetuar dikur tregoi se ata personalisht nuk kanë pasur telashe me të.

 ‘’ Ganiu ka dale 2014, qather kur kan dal  prej Gjermanise. Kontakt me mu s’ka pas. Me familjen e vet ka pas probleme, por me neve jo. Vike te nje rom i veti aty, por telashe jo me kerkon. Ka qene i strehum me familje me gru me fmi.’’

Por Ganiu nuk ishte fytyrë e panjohur nepër mediat sociale.

Vitin e kaluar kishte qarkulluar një fotografi e tij me pretendimin se ai kishte kryer krime gjatë luftës, por që nuk ka informacione zyrtare që e dëshmojnë këtë.

Por, Hysni Musa e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se ishin disa fqinjë ata që kishin shpërndarë fotografinë e tij.

‘’Qe edhe foton e tij ku e kan qit nfb qe ka bo krime tluftes përpara, kjo është rren ky njeri i smut eshte kjo kojshia e tij e ka bo’’

Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes dhe po merret me rastin.

Gani Berani ishte 44 vjeçar dhe i  përkiste komunitetit rom.

Përmes raportit 24 orësh, Policia, thekson se i dyshuari i vrasjes së djeshme është ende në arrati.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.07.2019 – 17:51. Është raportuar se viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur. Viktima është goditur në kokë duke mbetur pa vetëdije. I njëjti nuk ka mundur ti përballojë lëndimet e marra dhe ka ndërruar jetë. I dyshuari gjendet në arrati”, E familjarët e të ndjerit tashmë janë nisur për në Kosovë, për ceremoninë e varrimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...