Ish-mjeku i UÇK-së i reagon ashpër Fatmir Sejdiut: Na ke zhgënjyer edhe ti…

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së i reagon ashpër Fatmir Sejdiut: Na ke zhgënjyer edhe ti…

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:29
Fatmir Sejdiu

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, i ka reaguar ish-presidentit Fatmir Sejdiu, për deklaratën e tij se Kosovës i duhet lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Loshi ka kritikuar ashpër LDK-në, duke thënë se lidershipi i saj i tanishëm, nuk i duhet Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar edhe ish-presidentin Sejdiu, duke i thënë atij se Kosova është ndarë e zhgënjyer edhe nga ai.

Sipas Liri Loshit, lidershipi më i mirë ndër më të këqinjtë në Kosovë, mbetet ai i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i plotë i Loshit:

Fatmir Sejdiu paska thënë se Kosovës i duhet lidershipi i LDK-së. Cili lidership? Ky që është tash dhe që po tenton te mbetet duke nxitur rrahjet me karrika, apo një lidership i ri? LDK duhet ta definojë qartë lidershipin e vet. Ky i tashmi nuk i vyen gjë dreqit e lere më Kosovës. Nëse Fatmiri ka menduar për vete, atëherë do t’i thosha se Kosova edhe atë e ka provuar dhe është ndarë e zhgenjyer. Deri tash, lidershipi i Vetëvendosjes mbetet më i miri nder të kqinjtë. Të mirë s’ka fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat