Haxhiu: Vendi është buzë greminës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, të ndodhin sa më parë

Aktuale

Haxhiu: Vendi është buzë greminës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, të ndodhin sa më parë

Nga: A.SH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:15
Albulena Haxhiu

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, vendi është buzë greminës dhe nuk kemi kohë të shohim eksperimentime me koalicione e pazare për interesa të Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe ato duhet të ndodhin sa më parë.

Postimi në Facebook:

Qytetarët tanë e kanë në duart e tyre shansin ideal për të përmbysur një cikël 20 vjeçar të keqqeverisjes, krimit, korrupsionit, varfërisë, pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë.

Vendi është buzë greminës dhe nuk kemi kohë të shohim eksperimentime me koalicione e pazare për interesa të Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe ato duhet të ndodhin sa më parë.

Ne kemi nevojë për zhvillim, mirëqenie, drejtësi e barazi. Gjitha partitë tjera i kemi parë dhe provuar. Emra të ndryshëm, qeverisje e njëjtë me mendësi abuzive.
Kosova ka nevojë për një qeverisje të re dhe të duhur, Kosovës i duhet VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat