Milaim Zeka: 95% e atyre që po ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij

Aktuale

Milaim Zeka: 95% e atyre që po ju dhimbset Haradinaj, 24 orë janë lutur për të keqen e tij

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 06:43
Milaim Zeka

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar me një shkrim në Facebook ndaj atyre që ai i quan “dytyrësha”.

“Bota nuk ka 100 ftyresha sa kemi ne”, ka shkruar themeluesi i Partisë Euroatlantike.

“95 perqind prej atyre qe po shprehen se gjoja po ju dhimbeset Ramush Haradinaj, 24 ore jane lute per te keqen e tije. A mendojne more keta njereze çka flasin ne tavolina private”, ka shkruar tutje Zeka.

Ky është statusi i tij i plotë:

Bota nuk ka 100 ftyresha sa kemi ne

95 perqind prej atyre qe po shprehen se gjoja po ju dhimbeset Ramush Haradinaj, 24 ore jane lute per te keqen e tije. A mendojne more keta njereze çka flasin ne tavolina private. 
Personalisht kurr nuk i deshiroje asgje te keqe Ramushit, ama kurr gezim ma te madh nuk kam pas se sa kur eshte rrezu kjo qeveri...!!!
Pse, do te flasim ne vazhdim...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat