Arsyeja pse nuk po shpërbëhet Parlamenti pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktuale

Arsyeja pse nuk po shpërbëhet Parlamenti pas dorëheqjes së Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:26
PAN hajnia

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, është dashur të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës dhe të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodh, e kjo për faktin se zgjedhjet e shpejta kanë dëshmuar se nuk sjellin rezultate.

Kështu vlerëson analisti politik Leon Duhanaj, i cili pohon se zgjedhjet e shpejta vetëm po sjellin bllokada.

Përmes një postimi në Facebook, Duhanaj shprehet se, do të kishte qenë mirë që subjektet politike të i kthehet në mbrojtje interesit të përgjithshëm dhe të i lajnë inatet partiake për pushtet.

Ja postimi i plotë:

Zhvillimet rreth dorëheqjes së Haradinajt, janë pasqyra me e çartë se sa të vegjël jemi. Kosova nuk ka kaçik të konfrontohet me faktorin ndërkombëtarë.

Tani politika e kapadaillëkut dhe, përçarjes nuk do të lejohet të zgjasë, sepse faktori ndërkombëtarë është ngopur me qasjen tonë. Thirrjet nën parullat e partiotizmit, nuk do të kenë mbështetje, sepse e kemi dëshmuar të kundërtën. Ata duan zgjidhje të problemit, këndej do të insistojnë në ndonjë marrëveshje politike të mbrëmshme të përkohshme në formë të një qeverie teknike, e cila e merr dialogun si detyrë dhe e çon deri në fund.

Nuk do të ketë zgjedhje të shpejta sepse kosovarët e kanë dëshmuar se përmes zgjedhjeve, nuk sjellin edhe zgjidhje, përkundrazi, ato sjellin bllokada.

Jam i bindur se për ketë gjë janë në dijeni të gjithë madje edhe vetë z. Haradinaj i cili u detyrua t'i lëshojë rrugë një zhvillimi të tillë. Ndryshe nuk do kishte zvarritje por do të shpërbëhej Parlamenti.

Kishte me qenë mirë, nëse subjektet politike i kthehen në mbrojtje interesit të përgjithshëm dje i lënë interesat partiake për pushtet anash, sepse nëse dështojmë të gjejmë gjuhë të përbashkët rreth interesit kombëtare, zgjidhjet do na servohen në tavolinë dhe do të detyrohemi t'i pranojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat