Ish – komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, thotë se ndihet krenar që nuk e ka votuar Gjykatën Speciale dhe që nuk ka pranuar të poshtëroj UÇK-në.
Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale është instrument për shantazhimin e krerëve të shtetit për t’i shtyrë përpara skenarët e rrezikshëm për vendin.
Ja postimi i plotë:
Ndihem shumë krenarë që se kam votuar Gjykatën Speciale dhe s'kam pranuar ta poshtëroj UÇK-në, popullin dhe vendin tim.
Themelimi i Gjykatës Speciale në rrafshin politik është instrument për shantazhimin e krerëve të shtetit për t'i shtyrë përpara skenarët e rrezikshëm për vendin.
JO ndarjes së Kosovës, JO Republikë Serbe në Kosovë.
Kosova është një dhe e pandashme. Askush nuk mund ta nënshtrojë vendin tonë të larë me gjak.