Sali Rexhaj: Për të mirën e Kosovës, ky duhet të jetë kryetari i LDK-së

Aktuale

Sali Rexhaj: Për të mirën e Kosovës, ky duhet të jetë kryetari i LDK-së

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:50
Sali Rexhaj

Më 3 gusht do të mbahen zgjedhjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku do të zgjidhet kryesia e kësaj partie.

Duke komentuar për këtë, veprimtari Sali Rexhaj, ka thënë se për të mirën e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, kryetar partie LDK-ja duhet ta zgjedh Arban Abrashi ose Kujtim Shalën.

Sipas tij, LDK-ja duhet të ketë në krye një intelektual, përcjell Bota sot.

“LDK, me tre gusht mund të bëjnë si të duan, por nëse ja duan të mirën anëtarësisë së tyre, qytetarëve e shtetit të Kosovës, kryetar partie duhet ta zgjedhin Arban Abrashin ose Kujtim Shalën. Kjo parti duhet ta ketë në krye një intelektual”, ka shkruar Sali Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat