Haradinaj ka diçka për të ju thënë liderëve të partive politike

Aktuale

Haradinaj ka diçka për të ju thënë liderëve të partive politike

Nga: Z.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të perfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes së tij të pareokueshme, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook i cili ka thënë se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.

Postimi i plotë:

Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të perfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje.RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat