Milaim Zeka ironizon të gjitha partitë, ja çfarë ju thotë

Aktuale

Milaim Zeka ironizon të gjitha partitë, ja çfarë ju thotë

Nga: Z.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:03
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka ironizuar të gjitha partitë, pasi që ato po deklarohen se janë të gatshme për zgjedhje, ai ka thënë se kjo e vërteton se këto parti nuk kanë bërë as punën më të vogël për Kosovën si shtet, përcjell “Bota sot”.

Zeka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “A nuk jane partitë tona zyra te punesimeve familjare, per ta sundu e shkatërru Kosovën? A nuk janë pikërisht këto parti në pushtet që kanë hëngër e kanë pi me paratë e popullit?”

Postimi i plotë:

Te gjitha partite te “gatshme” per zgjedhje

Refren ditor, i perseritur pothuajse nga te gjitha partite: “Jemi te gatshem per zgjedhje”! Shume e dhimbshme! Kjo verteton se keto parti nuk kane ba as punen me te vogel per Kosove e per shtet, po vetem per parti e per zgjedhje.
A nuk jane partite tona zyra te punesimeve familjare, per ta sundu e shkaterru Kosoven? A nuk jane pikerisht keto parti ne pushtet qe kane hanger e kane pi ma parate e popullit?

Kush e percakton demokracine euroatlantike? Elektorati qe vetem njehere te voton, por kurrë ma kur e tradheton!
Kush e percakton demokracine dhe ardhmerine e Kosoves? Vetem ata qe e denojne kete klase politike permes votes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat