Haradinaj: Jam shokuar nga komentet e Veselit

Aktuale

Haradinaj: Jam shokuar nga komentet e Veselit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje  rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. 

Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për komentet e kryeparlamentarit Kadri Veselit që kishte deklaruar se Haradinaj po sillet me ShBA’në sikur me Serbinë.

“S’më ka ardhë mirë për komentet e Veselit. Me shku në Amerikë dhe me i rra kolegut tënd në atë mënyrë. Kam qenë i shokuar”, ka treguar Haradinaj.

“Ne kemi pasur thyerje të vazhdueshme. Unë e respektoj vendimin ndryshe”

“Unë nuk kisha mujt me ja thënë kolegut ato fjalë”

Gjithsesi Haradinaj ende shpreson që ato deklarata të Veselit kanë qenë të ngutshme dhe nuk se kryeparlamentari nuk mendon në të vërtet ashtu.

“Mendova që ai nuk e ka bo me agjendë të keqe. Ende shpresoj se konteksti i bisedës ka qenë ndryshe”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat