Profesori Binak Maxharraj ka një mesazh për LDK-në, në prag të zgjedhjeve të parakohshme.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është mirë që Isa Mustafa po tërhiqet nga gara për të parin e LDK-së dhe se ai nuk duhet ta propozojë për kryetar Agim Veliun apo Lutfi Hazirin, përcjell Bota sot.
Maxharraj ka thënë se LDK duhet të bëjë koalicion parazgjedhor me VV-në dhe ta heqin të keqen që e ka kapur vendin që 20 vjet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
NJË MESAZH PËR LDK
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktu për 8 shtator 2019. E kam këtë mesazh për LDK dhe LVV.
1.Është lajm i mirë për LDK që Kryetari i deritashëm Isa Mustafa po terhiqet nga gara për të parin e LDK, sepse ky njeri më shumë i solli dëme te pariparueshme LDK duke ia zgjatë jetën PAN hajnisë ne krye me Thaçin kryetar shteti i cili qellim kryesor e ka shkaterrimin dhe sovranitetin e Kosovës ne dobi te Serbisë se madhe.
Isa MUstafa nuk ka kurrfare te drejte që ne emer të disa strukturave të LDK më 3 gusht 2019 ta propozoi për Kryetar Agim Veliun apo Lutfi Hazirin, dy figurat me te urrejtshme nga garda e vjetër të cilët janë të lidhur me dreqin e të birin ne damë te LDK dhe Kosovës.
LDK me 3 gushte duhet te zgjedhë një kryetar nga garnitura e re qe në LDK ka mjaftë i cili do te ishte tmerri dhe ferri për PDK dhe do ta qonte ne opozitë dhe,
2.LDK urgjentisht duhet ti hjekë versllamat ndaj LVV dhe te bajnë koalicion parazgjedhor nese e kanë seriozisht ta heqin te keqen qe e ka kapë këtë shtet tash e 20 vjet, qe pastaj të mos ulurojnë si kafshet së çka i bamë vedit.