Haradinaj sërish kandidat për kryeministër, flasin nga AAK

Aktuale

Haradinaj sërish kandidat për kryeministër, flasin nga AAK

Nga: Z.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:29
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka folur  edhe për kandidimin e tij për ta rimarrë postin të cilin e la të premten, përcjell “Bota sot”.

“Nëse nuk kam aktakuzë të ngritur, nëse shkoj vetëm në intervistim dhe kthehem, do t’i afrohem popullit, pra peng nuk e mbaj veten as Kosovën. Nëse nuk kam aktakuzë, unë e kërkoj të drejtën me e marrë punën, sepse këtë punë ia kam kthy popullit, një ditë ia kërkoj prapë. Unë s’po bëj standarde të dyfishta. E me m’akuzu ndonjëherë unë s’kam qare pa u përgjigjë prapë, unë nuk jap dorëheqje prej qejfit, por nuk besoj që do të ketë aktakuzë më. Nisem prej asaj se s’do të kem, sepse i kam përfundu dy procese gjyqësore”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.

Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, njëherësh edhe anëtar i AAK-së, në lidhje me ketë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se natyrisht se nëse nuk ka aktakuze kryeministri do te garoj prapë dhe do t’i prijë listës se AAK-së.

Image
Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, njëherësh edhe anëtar i AAK-së

“Besoj, dhe personalisht jam i mendimit, që ne duhet të shkojmë vetëm në garë zgjedhore, për t’i fituar zgjedhjet dhe për të marrë përgjegjësitë e plota”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paraqiti dorëheqjen e tij një ditë më parë, pasi ka marrë tash më ftesë për t’u marrë në pyetje në Hagë. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që të në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministrit dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat