Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Aktuale

Kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:33
Ilustrim

Fluksi i madh i mërgimtarëve kosovarë, që po vijnë për pushime në Kosovë, sërish ka shkaktuar kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona janë krijuar në pikat kufitare në Han të Elezit deri në 70 metra në hyrje, në Jarinje deri në 30 metra në hyrje, në Muçibabë deri në 600 metra kolona në dalje, në pikë kalimin Dheu i Bardhë deri në 40 metra në hyrje dhe 80 metra në dalje.

Ndërsa në pikë kalimin Merdare deri në 70 metra kolonat në hyrje, kurse në dalje deri në 50 metra.

Në pikë kalimin Muçibabë pritjet janë deri në dy orë në dalje, te Dheu i Bardhë deri në gjysmë ore në dalje, ndërsa në Merdare deri në 20 minuta në hyrje.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat