Haziri: PAN është krijuar nga frika se LDK po fiton zgjedhjet

Aktuale

Haziri: PAN është krijuar nga frika se LDK po fiton zgjedhjet

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 23:34
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Haziri ka thënë se koalicioni i tanishëm qeverisës është krijuar vetëm për të mposhtur LDK’në, dhe si i tillë mund të krijohet prapë.

“PAN është krijuar nga frika se LDK po fiton zgjedhjet”, ka thënë Haziri.

Haziri ka bërë këto komente në lidhje me zgjedhjet e vitit 2017 kur LDK kishte dalë e treta përkundër se vetë ishte në koalicion me disa parti. Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë e dyta në ato zgjedhje dhe ishte e vetmja parti që garoi e vetme pa koalicion parazgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat