Kurti: Haradinaj nuk më dhimbset më shumë se Sylejman Selimi e Sokol Dobruna

Aktuale

Kurti: Haradinaj nuk më dhimbset më shumë se Sylejman Selimi e Sokol Dobruna

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 06:20
Albin Kurti viziton Sylejman Selimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë të gjatë dhënë për KALLXO.com ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin në largim, Ramush Haradinajt.

I pyetur se nëse ndjen dhimbje për mënyrën e largimit të Haradinajt nga Qeveria për t’u përballur për të tretën herë me drejtësinë për shkak të luftës së bërë, Kurti thotë se Haradinaj nuk i dhimbset më shumë se sa Sylejman Selimi apo Sokol Dobruna.

“Dhimbja ime është pse ekziston një gjykatë e tillë speciale”, thotë Kurti.

“Vetëm pas kësaj dhimbjeje, më dhimbsen individët e veçantë, por jo Ramush Haradinaj më shumë se Sylejman Selimi apo Sokol Dobruna apo të tjerët”, thotë tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat