Limaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Aktuale

Limaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2019 Në ora: 12:15
Per Strand Sjaastad dhe Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Ai ka falënderuar shteti norvegjez që e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset.

Postimi në Facebook:

Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilin e falënderova për angazhimin dhe punën e tij gjatë tre vjetëve qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Shteti norvegjez e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset. Bashkë me ambasadorin biseduam për gjendjen e tanishme politike nëpër të cilën po kalon Kosova, përmbylljen e temave me rëndësi si dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat