Veseli uron Johnson

Aktuale

Veseli uron Johnson

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:48
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes për kryetar të Partisë Konservatore dhe kryeministër të Britanisë së Madhe, duke përkujtuar se gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

“Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik”, shkruan Veseli në Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë”, përfundon Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat