Konjufca: Nëse presidenti nuk cakton datën e zgjedhjeve, javën tjetër e shpërbëjmë Kuvendin

Aktuale

Konjufca: Nëse presidenti nuk cakton datën e zgjedhjeve, javën tjetër e shpërbëjmë Kuvendin

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 00:08
Glauck Konjufca

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,Glauck Konjufca, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për kohën se kur do të mbahen zgjedhet e parakohshme, duke cekur se presidenti nuk i cakton ato por vetëm dëgjon vullnetin e partive.  

“Nëse presidenti vazhdon me skenarin e PDK’së për mosmbajtjet e zgjedhjeve atëherë javën e ardhshme e mbledhim Kuvendin dhe e shpërbëjmë parlamentin”, ka deklaraur Konjufca.

“Secili do ngritë dorën për shpërbërje të parlamentit dhe atëherë e anashkalojmë rolin e presidentit, duke bërë që zgjedhjet të mbahen 45 ditë pas shpërbërjes”

Konjufca gjithashtu ka thënë se nuk ka bashkbpunim parazgjedhor me PSD’në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat